Romë, 14 janar – Në 24 orët e kaluara në Itali janë regjistruar 507 raste të vdekjes nga pasojat nga Kovid-19 dhe 15.000 të sapoinfektuar.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në Itali është rritur në mbi 80.000 persona.
Në dhjetë nga 20 rajonet e Italisë, situata epidemiologjike është e tmerrshme dhe numri i pacientëve në njësitë për kujdes intensiv në nivel kombëtar është mbi nivelin kritik.
Pacientët e infektuar zënë më shumë se 30 për qind të numrit të përgjithshëm të shtretërve spitalorë në dispozicion.
Gjendja e jashtëzakonshme në Itali është zgjatur deri më 30 prill. Në seancën e mbrëmshme, Qeveria italiane miratoi një pako të re masash, që sonte do të hyjnë në fuqi. Ndarja e rajoneve në tre ngjyra mbetet në fuqi: e verdha, portokalli dhe e kuqja në përputhje me situatën epidemiologjike, si dhe ndalimi i komunikacionit ndërurban dhe ndër-rajonal, ora policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00 në tërë territorin e vendit.