Romë, 4 dhjetor – Në Itali në 24 orët e fundit nga Kovid-19 jetën e humbën 814 persona, që është ulje në krahasim me një ditë më parë, kur janë regjistruar 993 raste rekorde të vdekjes.
Numri i të sapoinfektuarve është pak më i madh se dje dhe është 24.099.
Nga fillimi i epidemisë në Itali janë infektuar, 1,68 milionë njerëz, ndërsa 58.852 kanë vdekur.