Romë, 30 janar – Në portin Livorno janë zbuluar dhe janë konfiskuar 650 kilogramë kokainë, njoftoi sot policia italiane, përcjellë gazeta KOHA.
Droga është zbuluar para dy javësh në kontejner me kafe, ndërsa vlera rrugore e kokainës së konfiskuar është vlerësuar në 130 milionë euro.
Kokaina ishte e fshehur në një kontejner me kafe, e cila ka qenë e dedikuar për kompaninë në Madrid, ndërsa duhet që të dërgohej në Barcelonë.
Ngarkesa ka lundruar nga Hondurasi, ndërsa para se të kalonte Oqeanin Atlantik në Kostarika është transferuar në bordin tjetër.
Gjatë konfiskimit të kokainës asnjë nuk është arrestuar. Policia supozon se kokaina ishte dedikuar për grupin kriminel Ndrangeta nga Kalabria, që është importuesi më i madh i kokainës në Evropë. (koha.mk)