Moskë, 23 mars – Rusia i ka dërguar Italisë ekspertë dhe pajisje mjekësore si ndihmë për ta luftuar koronavirusin e ri.
Nëntë aeroplanë rusë Iljushin kanë ateruar në një bazë 30 kilometra larg Romës.
Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin italian Gjyzepe Konte të shtunën deklaroi se Moska është e gatshme t’i ofrojë ndihmë të shpejtë Italisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi se misioni përbëhet nga tetë ekipe mobile nga rreth 100 virologë dhe infektologë, të cilët edhe më parë kishin marrë pjesë në luftën kundër gripit të derrit dhe epidemisë së antraksit, si dhe në zhvillimin e vaksinës së ebolës dhe murtajës.