Kampionët e Serie A duket se kanë arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll. Juventusi është në kërkim të një trajneri të ri, pas konfirmimit për largimin e Massimilliano Allegrit.
Shumë emra janë përfolur që do të marrin drejtimin e skuadrës bardhezi, por Agjencia e Mediave në Itali, e bënë të sigurt faktin që Pep Guardiola do të jetë trajner i ri i Juves.
Sipas tyre, Pep do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me Juventusin me një pagë prej 24 milionë eurosh në vit, derisa zyrtarizimi do të vijë më 4 qershor, kurse prezantimi i tij është caktuar për datën 14 qershor.
Nëse ky lajm del të jetë i vërtetë, atëherë Juventusi do të ketë një në skuadër njërin prej trajnerëve më të mirë të botës, me të cilin do të synojnë ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve, të cilin kanë dështuar ta fitonin që nga viti 1996.