Shkup, 23 shkurt – Njëmbëdhjetë vendbanime, prej të cilave shumica në qytetin veriut Lombardia janë izoluar konform masave që i ka ndërmarrë Qeveria italiane, pas takimit së jashtëzakonshëm për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.
As hyrje, as dalje nga zonat për të cilën konsiderohet se janë vende prej ku përhapet infektimi nuk lejohen pa leje të posaçme. Të gjitha tubimet publike, ngjarjet sportive dhe ngjatje të tjerra janë ndërprerë për një javë.
Shkollat dhe kopshtet, objektet sportive dhe dyqanet janë mbyllur. Transporti publik është ndërprerë. Këto masa ndikojnë mbi më shumë se 50.000 banorë.
Dy persona tashmë kanë vdekur nga koronavirusi i ri në Itali, ndërsa numri i të infektuarve në vend ka arritur në 79.
Në Kinë, megjithatë vendi prej ku u përhap virusi, numri i të infektuarve është rritur në 76.936, pasi janë paraqitur 648 rastet të reja, derisa numri i viktimave ka arritur në 2.442, bëri të ditur Komisioni Shëndetësor Kombëtar.
Në Hubei, epiqendra e epidemisë, numri i të sëmurëve të rinj të shtunën është rritur në 630. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga dita paraprake, ku ishin paraqitur 366 raste të reja të koronavirusit në Hubei.
Numri i viktimave gjithashtu është rritur, duke arritur në 2.346 deri në fund të ditës së djeshme, që paraqet rritje për 96 persona nga dira paraprake.
Ndërkohë Koreja e Jugut ka vendosur ta ngritë nivelin e rrezikshmërisë nga koronavirusi i ri në një shkallë më të lartë. Këtë e paralajmëroi presidenti Mun Xhav In, pasi në atë shtet janë regjistruar më shumë se 100 raste të reja të sëmurëve nga Kovid-19.
Mun tha se Qeveria do ta përforcojë përgjigjen e plotë së gjendjes së jashtëzakonshme si pjesë e shpalljes së shkallës “së kuqe” të paralajmërimit dhe se autoritetet lokale duhet të ndërmarrin masa “jashtëzakonisht të fuqishme” që të parandalohet përhapja e Kovid-18, lajmëroi Jonhap.
Koreja e Jugut ka publikuar për 123 raste të reja të koronavirusit dhe dy raste të reja të vdekjes, me çfarë infeksionet e përgjithshme të konfirmuara janë 550 dhe numri i të vdekurve është katër, sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve të Koresë së Jugut.
Shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili është hospitalizuar pasi ishte infektuar me koronavirus në koçeren në portin e qytetit japonez Jokohama, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas trajtimit treditor, siç deklaroi të premten epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet publik, do të lëshohet.
“Njëzet e pesë përqind e njerëzve që janë infektuar nga virusi në kroçeren janë lëshuar në shtëpi. Franca, Gjermania dhe SHBA-ja i kanë transferuar udhëtarët e tyre. Dy shtetasit tanë të tjerë që janë në kroçere nuk janë të infektuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdojnë me punën e tyre me masa për mbrojte parandaluese. Ata po punojnë në pjesën për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit”, tha Dr. Karaxhovski.
Ndërkohë dy inxhinierë kinezë, të cilët punojnë në autostradën Ohër – Kërçovë dy javë do të jenë në karantinë në fshatin Izvor të Kërçovës. Sipas analizave të para dy kinezët pas mbërritjes në aeroportin në Shkup kanë qenë negativë në virusin dhe të sëmundjeve të tjera respiratore, por megjithatë ata janë vendosur në mbikëqyrje 14 ditore. Sipas paralajmërimeve testimet e para të vaksinës së koronavirusit duhet të fillojnë në prill. (koha.mk)