Teheran, 17 qershor – Iranianët nesër zgjedhin president të ri, në zgjedhje në të cilat parashihet se do të ketë përmbajtje të dukshme të votuesve, sepse pritet fitore e një prej kandidatëve konservatorë.
Shtatë kandidatë fituan të drejtën që të marrin pjesë në zgjedhjet e 13-ta presidenciale nga revolucioni në vitin 1979, prej të cilëve pesë persona janë nga radhët e rrymës ultrakonservatore dhe dy nga rryma reformatore në vend.
Megjithatë, në zgjedhje do të votohet për katër kandidatë, pasi tre në ndërkohë u tërhoqën nga gara.
Presidenti iranian ka autorizime të kufizuara sepse pjesa më e madhe e fuqisë është në duart e liderit suprem, Ali Hamnei.
Favorit më i madh për fitore është Ebrahim Raisi (60), përndryshe njeri i parë i pushtetit gjyqësor, i cili në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2017 fitoi 38 për qind të votave.
Në mesin e kandidatëve janë konservatorët, gjenerali Mohsen Rezai dhe deputeti Amirhosein Gazidade – Hashemi. Kandidat më pak i njohur nga rryma reformuese është Abdelnaser Hemati, guvernator i dikurshëm i Bankës Qendrore.
Nëse askush nuk e fiton shumicën e nevojshme, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 25 qershor.