Për shkak të përdhunimit të një gruaje, sot në Iran janë varur nëntë burra. Gazeta iraniane “Arman dejli” kumtoi se burrat janë futur në vilën e viktimës në provincën jugore dhe e kanë përdhunuar. Ata janë varur pasi Gjykata supreme e Iranit e konfirmoi aktgjykimin e shqiptuar në fillim të muajit. Gazeta thekson se gruaja e ka tërhequr aktakuzën, por autoritetet megjithatë kanë vendosur për ta zbatuar dënimin.