Banorët e Bagdadit po përballen me valën e madhe të të nxehtit pasi temperaturat u rritën shkuan në 48 gradë Celsius. Valë të tilla të të nxehtit në Irak shtojnë vështirësitë e popullsisë, pasi vendi vuan nga ndërprerjet e rregullta të energjisë elektrike.
Të kapluar nga vapa e madhe, irakianët në Bagdad po freskohen me çdo mjet të mundshëm. Njerëzit në kryeqytet u dyndën drejt parqeve ujore për të pushuar nga vapa e madhe. Ndërkohë, demat u freskuan me fëmijët në një degë të lumit Tigër. Iraku po përballet me mungesë të madhe të reshjeve të shiut. Thatësia po sfidon popullsinë dhe autoritetet vendase.