Shërbimet e sigurisë irakiane kumtuan që kanë arrestuar “zëvendësin” e liderit të eliminuar të grupit terrorist Shteti Islamik.
Policia Irakiane kumtoi se në fshatin Havigja, provinca Kirkuk, e ka arrestuar rebelin Abu Haldun, i cili ka pasur pasaportë të falsifikuar në emër të Shalan Ubejd. Në kumtesë të policisë theksohet që i arrestuari Haldun ka qenë “udhëheqës ushtarak” në provincën e Salah al Din.
Në muajin tetor presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi që gjatë operacionit të forcave speciale amerikane në provincën Idlib në Siri, është vrarë lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakër al Bagdadi. Atëherë Trampi i falënderoi për ndihmën gjatë operacionit edhe Irakun, Sirinë, Rusinë si dhe Turqinë.