Manastir, 11 tetor 2018 – Festivali internacional i muzikës klasike “Interfest Manastiri 2018” sonte vazhdon me koncert gjatë tërë mbrëmjes, në të cilin do të interpretojë pianisti italian, Valerio Promurozo.
Nga “Interfest Manastiri 2018” informojnë se Promurozo do të interpretojë kompozime nga Shopeni, Respigji dhe Skrjabin.
“Festivali përfundon nesër në mbrëmje, me koncert të duos jashtëzakonsiht cilësore ruso-italiane, violinistes nga Rusia Elena Çvertok dhe Silvia Murolo, pianiste nga Italia. Në program do të jenë kompozimet nga Tartini, Mocarti dhe Betoveni”, theksoi Milica Shperoviq Ribarski, drejtoreshë artistike e festivalit.
Në edicionin e 27-të të “Intervest Manastiri 2018” që çdo vit mbahet prej 2 deri më 12 tetor, dhe rregullisht në sallë koncertale të pianove, këtë vit interpretuan artistë nga dhjetë shtete evropiane dhe nga SHBA-ja.
Festivali internacional i muzikës klasike “Interfest” mbahet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës.