Nju-Delhi, 24 shkurt – Kryeministri i Indisë, Narendre Modi e priti presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, ndërkaq në të njejtën kohë grupe grupe hinduiste nacionaliste dhe komuniste dolën në rrugët e Nju Delhit të ofrojnë mbështetje, përkatësisht të protestojnë kundër SHBA-së.
Grupi hinduist nacionalist mbajti takim lutës me ç’rast në pllakatin me fytyrën e Trampit, në ballë të tij vendosën pikë të kuqe, me çka e bekuan, përderisa prifti i dëshiroi sukses në insistimet për përforcim të lidhjeve me Indinë.
Në një vend tjetër në Nju Delhi, dhjetëra ithtarë të Partisë komuniste të Indisë mbanin transparentë në të cilët shkruante “Tramp shko”.
Demonstrata kundër Trampit pati edhe në qytetet Gauhati, Kalkutë dhe Hiderabad.
Sekretarja e përgjithshme e Partisë komuniste, Doraisami Raxha e akuzoi Modin se i është nënshtruar presionit të SHBA-së për qasje drejt tregut indian në vend se t’i mbrojë interesat e Indisë.(koha.mk)