Qeveria indiane është në gjendje gatishmërie, ndërsa bregu lindor i vendit po përgatitet për goditjen e një cikloni tropikal.
Persona zyrtar deklaruan se duhet të evakuohen 800.000 njerëz nga shteti Odisha në vende më të sigurta.
“Rreth 20.000 njerëz tashmë janë evakuuar”, deklaroi Prahbat Ranjan Mohapatra, oficer i lartë në zyrën për ndihmë urgjente.
Ai kumtoi se ekipet janë sistemuar dhe pritet që 14 rajonet në vend të jenë nën ndikimin e ciklonit Fani.
Agjencia nacionale indiane për ballafaqim me katastrofat paraprakisht gjatë kësaj jave kumtoi se cikloni i fuqishëm do ta godas bregun e Odisha më 3 maj me shpejtësi të erës prej 175-185 deri 205 kilometra në orë.(koha.mk)