Sipas kritikuesve muri do të ndërtohet që të bllokohet pamja drejtë lagjes së varfër ku jetojnë më shumë se 2.000 persona.
“Pasi shpenzojnë aq shumë para për këtë mur, pse të mos e përdornin për përmirësim të lagjes sonë dhe për kushte më të mira për ne. Pse na fshehin neve personave të varfër”, deklaroi Keshi Sarania.
Trampi gjatë vizitës dyditore në Indi javën e ardhshme do ta vizitojë qytetin Ahmedabad në Guxharat, ku do të marrë pjesë në ngjarjen “Përshëndetje deri te Trampi” në stadiumin për kriket.
Në shtator të vitit të kaluar ishte mbajtur tubim “Përshëndetje Modi”, kur Trampi ishte nikoqir i kryeministrit indian Narendra Modi në Hjuston.
Përfaqësuesja e lartë qeveritare Bixhall Patell deklaroi se muri ndërtohet për shkaqe sigurie, e jo që ta fshehë lagjen e varfër.
Krahas shkaqeve të sigurisë, muri është vendosur për zbukurim dhe higjienë, theksoi Patel.
Autoritetet dje urdhëruan edhe dëbimin e 45 familjeve të cilat jetojnë në një lagje tjetër të varfër në afërsi të stadiumit për kriket.