Shumë produkte që në Shqipëri mund t’i gjesh në çdo cep, në çdo dyqan apo edhe supermarkete, në fakt nuk lejohen në Amerikë. Ja cilat janë disa prej tyre. Fruti i kumbullës me ngjyrë të verdhë të errët, njihet si një frut i ëmbël dhe plot shije që përdoret kryesisht për prodhimin e kompostos në Shqipëri dhe në SHBA si përbërës i tortave të ndryshme. Ky frut gjendet gjerësisht në Francë, shtet i cili zë rreth 70% të prodhimit botërorë të këtij fruti të shëndetshëm, shkruan Shije. Kjo lloj kumbulle ka qenë e lejuar të konsumohej në SHBA deri në vitin 1996, por për shkak se rritet në një zonë tepër të kufizuar dhe është promovuar si një produkt i cilësisë së lartë dhe i mbrojtur si produkt i origjinës, është thuajse e pamundur që kjo lloj kumbulle të gjendet për t’u konsumuar në SHBA, veçse rasteve të importit. Në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë – kjo kumbull rritet dendur, kryesisht në zonat kodrinore pranë Ultësirës Perëndimore dhe praktikisht është lehtësisht e konsumueshme.