Hong-Kong, 8 korrik – Kina sot hapi byro në Hong-Kong që do t’i hetojë dhe ndjekë veprat penale që konsiderohen kërcënim për sigurinë nacionale.
Me masa të larta sigurie, në hapje morën pjesë kryeministrja e Hong-Kongut, Keri Lam dhe përfaqësues zyrtarë të Partisë komuniste të Kinës.
Para më shumë se një jave, Kina miratoi ligj të ri kontrovers për siguri nacionale në Hong-Kong, për ç’shkak pushteti qendror u kritikua për shkelje të autonomisë së asaj qendre financiare.
Ligji është reagim i Pekinit ndaj demonstratave të mëdha në vitin 2019 në atë territor autonom kinez kundër ndikimit të pushtetit qendror, ku pati dhunë, vandalizëm dhe të cilat e përforcuan rrymën separatiste në atë territor.