Në Holandë rriten sulmet raciste ndaj myslimanëve

Në Holandë është shënuar rritje në idetë dhe shprehjet e dhunshme raciste ndaj muslimanëve, thotë një raport i Zyrës Holandeze për Siguri dhe Inteligjencë. Sipas raportit, idetë dhe shprehjet e dhunshme raciste veçanërisht ndaj muslimanëve nga ekstremistët e së djathtës në vend ka shënuar rritje prej viteve 2014-2015.

Në raport thuhet se grupet ekstreme të së djathtës më parë kanë pasur ide neo-naziste, fashiste dhe antisemitiste, ndërsa tani veçanërisht janë të përhapur ide anti-islame.

Më tej në raport theksohet se është vërejtur që shprehjet janë gjithnjë e më të dhunshme, agresive dhe provokuese dhe se është rritur interesi për armët. Theksohet se rreziku i përdorimit të dhunës nga individët ose grupet e vogla është më i madh se më parë.

Numri i grupeve aktuale djathtiste ekstreme nuk ka qëndruar njësoj, ndërsa me anë të rrjeteve sociale është arritur deri tek më shumë persona dhe se janë brenda bashkëpunimi me grupet ndërkombëtare të djathtës esktreme.