Futbollistët në top dy kampionatet më të forta të Holandës nuk do të luajnë në minutën e parë gjatë ndeshjeve në fundjavë për të ngritur vetëdijësimin ndaj racizmit. Ky veprim vjen pas abuzimeve që mori Ahmad Mendes i Excelsiorit nga fansat e Den Bosch, të dielën, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Derisa futbollistët në Eredivise dhe Ereste Divise të qëndrojnë pa lëvizur, mesazhi: “Racizëm? Atëherë nuk luajmë futboll” do të qëndrojë në monitor.
Një minutë ekstra do të akordohet në fund për ta plotësuar minutin e humbur në pjesën e parë.
Abuzimi që iu bë Moreiras u dënua nga futbollistët holandezë, përfshirë sulmuesin e Lyonit, memphis Depay, derisa mesfushori i Liverpoolit, Georginio ëijnaldum u shpreh: “Vërtet më goditi në nivel personal.”