Berlin, 26 nëntor – Kryeministri i provincës gjermane Turingia, Bodo Ramellov, sot e paralajmëroi testimin e parë masiv të fëmijëve në zonën më të prekur Hildburghauzen, për të konfirmuar arsyet e rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19.
Në Hildburghauzen u regjistruan 603 raste në 100.000 banorë, që është katër herë mbi mesataren gjermane prej 140 rasteve, sipas Institutit për sëmundjet infektive “Robert Koh”.
“Më 1 dhjetor, ne do të fillojmë testimin e parë masiv të fëmijëve dhe të rinjve. Testimi do të jetë falas. Pastaj, për herë të parë, ne do të zbulojmë se sa janë të sigurta, shkollat dhe kopshtet”, tha Ramellov.
Në Hildburghauzen, është vendosur karantinë më e rreptë në krahasim me pjesën më të madhe të Gjermanisë. Kopshtet dhe shkollat janë të mbyllura, ndërsa 63.000 banorë mund të lënë shtëpitë e tyre vetëm për një arsye të mirë, ndërsa shkelësit mund të gjobiten deri në 25.000 euro.