Shkup, 15 dhjetor – Historianët shqiptarë dhe maqedonas do të vazhdojnë të bëjnë histori, në katedra apo edhe brenda institucionet të tjera, shoqata, konferenca.., e të tjera duke përjashtuar çdo mundësi për studimin e pjesëve të përbashkëta të historisë. Kështu pohojnë vetë historianët, duke shtuar se përjashtimi është në vetvete një formë bashkëpunimi mes tyre, duke ia lënë vendin herë pas here komunikimit në distancë. Sipas tyre, dëshira për të bashkëpunuar, ia ka zënë vendin frikës nga ballafaqimi me tezat e njëri-tjetrit, por edhe druajtjes për të qenë pjesë e projekteve të përbashkëta. Këto ditë Instituti i Historisë pranë Fakultetit Filozofik në “Shën Kiril” shënoi 70 vjetorin e themelimit dhe ajo që binte në sy në Konferencën ndërkombëtare ishte mungesa e pjesës tjetër, përfaqësuesve nga Katedra e Historisë në USHT, apo edhe institucioneve të tjera, si Instituti i Trashëgimisë. Në diskutime në program ishin parashikuar Memli Krasniqi nga Kosova dhe Agim Poloska. Kurrë nuk na kanë ftuar, por edhe në s’i kemi ftuar ata, kështu thonë në Katedrën e historisë në USHT. Historiani Vehbi Xhemaili, ish shef katedre, pohon se bashkëpunimi nuk ka ekzistuar asnjëherë, jo vetëm në formë institucionale, por as edhe individuale. “Nuk mbaj mend asnjëherë që të kemi qenë bashkë, në ndonjë konferencë, projekt, e të tjera. Dhe është e kuptueshme se nuk përputhemi në ato idetë, tezat tona, jemi të ndarë. Ato bëjnë historinë e tyre e në tonën, mundohen ta falsifikojnë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.