Analizat e Bankës Botërore tregojnë se pjesëmarrja e kompanive të cilat përballen me kryerësit e paregjistruar ose joformal të veprimtarisë në Maqedoni është 55.5 për qind ose më së shumti në rajon para Malit të Zi me 52.4 për qind, Kroacia me 48.2 për qind, Shqipëria me 40.2, Serbia me 37.5 dhe Sllovenia me 26.5 për qind
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 27 mars – Ata që e shmangin pagesën e tatimeve, i dëmtojnë të gjithë qytetarët dhe janë të padrejtë ndaj të gjithë tatimpaguesve të cilët punojnë në mënyrë të ligjshme. Evazioni i tyre i rregulloreve jo vetëm që paraqet evazion tatimor, por është edhe dekurajim për të gjithë që dëshirojnë të punojnë duke i respektuar ligjet, reagon Lidhja e Odave Ekonomike (LOE).
LOE sërish tregon në nevojën nga ngritja e ndërgjegjësimit për luftën kundër ekonomisë gri. Njëherit i aktualizon kërkesat tani më të dhëna. implementimi i Ligjit për ndalesë dhe parandalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar me çka do të rregullohet puna në zonën gri, fillimi i procedurës për transformim të aktiviteteve joformale në formale, më saktësisht regjistrimi vullnetar në fazën e parë të kontrolleve për ato të cilat punojnë në mënyrë të paregjistruar dhe me këtë edhe hyrja e tyre në sistemin e obligimeve, si dhe në fazën e dytë, nëse në të parën subjektet refuzojnë të regjistrohen dhe të ndalojnë të kryejnë veprimtari në zonën gri, të zbatohen masa represive me shqiptimin e gjobave të konsiderueshme dhe sanksione penale, me çka do të tentojnë institucionet t’i pengojnë derdhjet e paligjshme të parave.
“Kryerësit e veprimtarisë të cilët punojnë pa kompani të regjistruar formale, janë më shumë se 50 për qind më konkurruese në tregun e kompanive të regjistruara sepse nuk kontribuojnë me obligim për pagesën e TVSH-së dhe kontributeve në bazë të sigurimit social dhe pensional. Shpenzimet vijuese u janë shumë të ulëta, sepse nuk paguajnë sipas tarifës industriale. Me këtë, jo vetëm që e dëmtojnë buxhetin, por edhe ofrojnë çmime për prodhime dhe shërbime në treg të cilat janë dukshëm më të ulëta, çmime të cilat, kompania e regjistruar që i paguan të gjitha të dhënat nuk mund t’i arrijë për shkak të asaj që shpenzimet më të larta duhet t’i llogaritë në çmimin përfundimtar”, thekson LOE. Sipas Lidhjes, shuarja e ekonomisë joformale në vend e cila arrin mbi 30 për qind nga ekonomia e përgjithshme është sfida kryesore për sigurimin e ambientit stabil afarist dhe puna nën kushte të barabarta dhe korrekte për të gjitha subjektet në sektorin privat. Me situatat momentale të goditjes janë veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat si tregues të ekonomisë së Maqedonisë përbëjnë 99.7 për qind nga të gjitha kompanitë dhe kanë pjesëmarrje prej 70 për qind nga bruto prodhimi vendor.
“Veçanërisht është kritike të sigurohet mekanizëm për përballje me ata të cilët punojnë në zonën joformale me përfitime milionëshe, prodhues, tregtarë të mallrave dhe shërbimeve të cilët përfitojnë shuma të mëdha, duke mos paguat asnjë denarë në buxhet. Për kompanitë e regjistruara kjo është humbëse, sepse vështirë përballen me presionin për shkak të asaj që subjektet e paregjistruara kanë prodhime dhe shërbime më konkurruese dhe me të cilët u marrin pjesë më të madhe konsumatorëve”, mendon LOE-ja, ndërsa shton edhe se në kushte të paralajmërimeve të subjekteve të regjistruara për shmangie në zonën joformale, është e nevojshme të relaksohen subjektet të cilët punojnë të regjistruar nga mbikëqyrjet inspektuese me qëllim të uljes së trendit ndaj kalimit të qetë në zonën gri.
“Është i nevojshëm aksion i përbashkët dhe shfrytëzim i mekanizimit adekuat, me qëllim të ndryshimit të perceptimit se zona joformale është zonë e sigurt ku nuk ka kontrolle dhe dënime. Në të kundërtën edhe ata të cilët punojnë në pajtim me ligjet dhe paguajnë dënime, në mënyrë të qetë do të fillojnë të kalojnë në zonën gri. Mekanizma për tejkalimin e kësaj gjendje me vullnet dhe aksion të shërbimeve inspektuese është fillim me veprim të vazhdueshëm sipas paraqitjeve për subjekteve të paregjistruara, por edhe theksim publik i atyre të cilët do të marrin gjobë për këtë”, potencoi Lidhja.
Analizat e Bankës Botërore tregojnë se pjesëmarrja e kompanive të cilat përballen me kryerësit e paregjistruar ose joformal të veprimtarisë në Maqedoni është 55.5 për qind ose më së shumti në rajon para Malit të Zi me 52.4 për qind, Kroacia me 48.2 për qind, Shqipëria me 40.2, Serbia me 37.5 dhe Sllovenia me 26.5 për qind. (koha.mk)