Guatemala Siti, 23 shtator – Ish-zonja e parë e Guatemalës, Sandra Tores, e cila ka humbur zgjedhjet presidenciale, është arrestuar nën akuzën për mashtrim financiar gjatë fushatës.
Tores ka qenë e martuar me ish-presidentin e Guatemalës, Alvaro Kolomna, i cili ka qenë në funksion nga viti 2008 deri në vitin 2012. Tores më vonë është divorcuar nga ai.
Ajo muajin e kaluar ka humbur në zgjedhjet nga Alehandro Xhiamatit.
Paraprakisht, partia e Toresit, Uniteti për shpresë akuzohej se padrejtësisht i ka regjistruar donacionet dhe se mjete vetanake publike janë transferuar në llogarinë e Toresit për fushatën e saj presidenciale.