Përderisa të dyja palët janë në pritje të bisedimeve midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për konfirmimin e arritjes së deritanishme në negociatat për emrin, në Greqi u hap aspekti kishtar i emrit, pasi për vizitë në Athinë dje arriti Patriarku Ekumenik, Bartolomej. Kryeministri grek Cipras dje u takua me Bartolomej dhe i përshëndeti angazhimet e Patriarkut Ekumenik për tejkalimin e problemit, ndërsa Ekumeniku tha se janë duke punuar në bashkimin mbarëortodoks dhe bashkëpunim. “Dëshiroj t’i përshëndes tentimet tuaja për zgjidhjen pozitive të aspektit kishtar të dallimeve që i kemi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Besoj se po e shihni edhe ne po tentojmë t’i zgjidhim dallimet të cilat ekzistojnë për shumë vite dhe pengojnë që dy vende fqinje të kenë bashkëpunim normal dhe rrjedhë të përbashkët”, i porositi Cipras, Bartolomejit. Ai shfaqi besim se mundësia për zgjidhje do të mund të krijojë mjedis të stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkan, diçka që na duhet, por edhe bashkëpunim, bashkëpunim të mirë midis dy popujve fqinj të cilët në shumicë kanë konfesion ortodoks edhe ky është element kryesor të cilin nuk duhet ta anashkalojmë”. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sot në një intervistë për Kanal 5 theksoi se bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin nuk janë në qorrsokak, por se bëhet fjalë për implementim të ndryshëm të asaj për çka janë janë marrë vesh dhe shtoi se në lojë janë edhe zgjidhje tjera kreative, përveç atyre nga pakoja e Methju Nimicit.
“Ndërmjetësuesi Nimic i propozoi emrat Veriore, e Vardarit, E Epërme, E Re dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi). E dini se bisedohet për emrat e propozuar nga Nimici, por bisedohet edhe për çfarëdo zgjidhje të mundshme kreative. Kreative si: ‘Republika e Maqedonia e Krushevës’, ‘Republika Maqedonia Bashkëkohore’, ‘Republika Maqedonia Evropiane’, tha Grubi. Theksoi se për gjithçka janë marrë vesh në bisedimet me Greqinë, mbetet edhe mënyra e implementimit të marrëveshjes. Pala greke mbetet në qëndrimin se ajo ka bërë gjithçka që duhet në negociatat për emrin dhe se tani në lëvizje është kryeministri Zaev në procesin për zgjidhjen e kontestit. Porosinë se Athina e pret “hapin vendimtar” nga Shkupi, edhe njëherë e përsëriti zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministri pa diakster, Dimitris Xanakopulos në një intervistë për radion greke 247, por shtoi edhe se në këtë moment askush nuk kërkon prej fillimi të hapen negociatat. “Gjendemi në fazën finale. Ndërsa tani, nëse ekzistojnë disa hollësi të parëndësishme të cilat mund të shkojnë në një apo drejtim tjetër, kjo në asnjë rast nuk është hapje e negociatave në cikël të ri. Përkundrazi, u thash se ajo që e presim në këtë moment është hap vendimtar nga ana e udhëheqësisë së IRJM-së”, thotë Xanakopulos. Ndërsa njëri prej nënkryetarëve të Parlamentit grek dhe deputet nga Demokracia e Re opozitare, Nikitas Kaklamanis doli me qëndrim se në qoftë se marrëveshja përmban gjuhën maqedonase dhe kombin e Maqedonisë nuk do të votohet nga Parlamenti grek.