Athinë, 30 nëntor – Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 1.044 raste të reja me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur edhe 85 persona, sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Kombëtare për Shëndet Publik.
Në konferencën e rregullt për shtyp për gjendjen me Kovid-19 në vend, profesoresha epidemiologe dhe anëtare të komisionit kompetent Vana Papaevangelu tha se edhe më tej vazhdon presioni në reparte për trajtim intensiv në Greqinë veriore, edhe pse të dhënat epidemiologjike tregojnë ulje, si dhe në krahasim me përqindjen e rasteve pozitive nga testet e bëra, ashtu edhe në krahasim me indeksin Rt që është nën një.
Papaevangelu theksoi se është e qartë se “masat nuk respektohen nga të gjithë, e shohim këtë nga lëvizjes në rrugë”.
Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 105.271 raste, ndërsa kanë vdekur 2.406 persona.