Athinë, 31 mas – Shtatë persona në Greqi kanë vdekur nga Kovid-19 në 24 orët e fundit ndërsa numri i përgjithshëm është rritur në 49, ndërsa nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 1314 raste pozitive.
Përfaqësuesi për Kovid-19 nga Ministria greke e Shëndetësisë, profesori epidemiolog Sotiris Ciodras në konferencën e rregullt ditore për shtyp tha se 82 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e kaluara, ndërsa tek ekuipazhi i një kroçereje janë konfirmuar 20 raste të tjera pozitive nga 383 persona të kontrolluar
Nga të shtruarit në spital, 85 janë të kyçur në aparate dhe në moshë mesatare 66 vjeçare.
Nga Kovid-19, në Greqi, 37 burra dhe 12 gra kanë vdekur në moshën mesatare 72 vjeç
Në fqinjin jugor, deri më tani, janë kryer 16732 testime. (koha.mk)