Tek tre fëmijë në Greqi, të moshës prej 14 deri në 18 muaj dhe dhjetë vjet, është konfirmuar hepatitis që tani më është regjistruar në disa vende, ndërsa nuk dihet arsyeja dhe i sulmon fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë, kumtuan se tre raste i plotësojnë kriteret e OBSH-së “për raste të sigurta”, ndërsa dy nga fëmijët (14 muaj dhe 10 vjet) kanë pasur simptoma (dhimbje barku, vjellje dhe ethe), ndërsa fëmija i tretë 18 muajsh ishte asimptomatik, por gjithashtu me transaminaze të larta.
Të gjithë fëmijët ishin testuar për hepatitis A-E dhe rezultatet ishin negative.
Dy nga fëmijët ishin hospitalizuar vetëm disa ditë, nuk kanë ekzistuar kurrfarë komplikime, nuk kanë marrë terapi të veçantë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa për fëmijën e tretë nuk ishte i nevojshëm hospitalizim.