Athinë, 26 korrik – Klinikat për trajtimin e pacientëve me Kovid-19, të cilat u mbyllën pas qetësimit të pandemisë në fillim të verës, prej sot rihapen sërish në Greqi, deklaroi për Skaj TV, Matina Pagoni, kryetare e Unionit të mjekë spitalor në Athinë dhe Pire.
Ajo theksoi se hospitalizimet e personave me Kovid-19 në spitale po rriten dhe për një javë ato janë rritur nga 5 në 45.
Ajo shtoi se “gjërat nuk po shkojnë aspak mirë dhe nëse nuk vaksinohemi, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë me virusin në të ardhmen”.
Sipas saj, nëse zhvillimi i imunitetit kolektiv zgjat deri në dhjetor, siç parashikuan disa vëzhgues, në spitale “do të jetë e frikshme” në tetor.
Sa i përket nevojës për dozë të tretë të vaksinës, Pagoni tha se me siguri do të kenë nevojë për 80 deri në 90 për qind e atyre që janë vaksinuar dhe atyre që janë vaksinuar paradokohe do t’u duhet një dozë e tretë verën e ardhshme.