Athinë, 25 mars – Edhe dy persona në Greqi vdiqën nga koronavirusi, me çka numri i viktimave u rrit në 22, përderisa, janë regjistruar gjithsej 821 raste të konfirmuara me Kovid-19, prej të cilëve 78 janë në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të kumtuara nga përfaqësuesi për Kovid-19 nga Ministria e Shëndetësisë e Greqisë, profesori imunolog, Sotiris Ciodras, janë hospitalizuar 134 persona, të kyçur në aparate janë 53 qytetarë, ndërsa 36 janë liruar nga spitali.
Në Greqi, deri më tani janë analizuar mbi dhjetë mirë kampionë.
Zëvendësministri për mbrojtje civile i Greqisë, Nikos Hardaljas në konferencën e sotme për shtyp tha se për shkak të paraqitjes së nëntë rasteve pozitive me koronavirus në njësinë komunale Miki në rajonin e qytetit Ksanti nga ora 18:00 pasdite është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Fshati me rreth 1.000 banorë në dy javët në vazhdim do të jetë në karantinë të plotë, pa mundësi për lëvizje të qytetarëve.