Zjarrfikësit grekë sot po shuajnë gjithsej 54 zjarre në pjesë të ndryshme të vendit, ku temperaturat e larta dhe erërat mesatare i djegin pothuajse të gjitha vatrat potenciale. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, sipas shërbimeve të zjarrfikësve, asnjë prej zjarreve nuk paraqet kërcënim për vendet e banuara, ndërsa deri në këtë moment për shuarjen e zjarreve nuk janë përdorur as aeroplanë “kanaderë”.
Në ndërkohë, Greqia dërgoi dy “kanaderë” si ndihmë për Qeverinë e Shqipërisë në luftën kundër zjarrit që po digjet në zonën malore në afërsi të fshatrave ku jetojnë pakicë greke. Dy aeroplanët zjarrfikës kanë marrë pjesë sot paradite dhe kanë shuar në dy frontet më të rrezikshme në zonat midis fshatrave Vuliarati dhe Droviani.