Athinë, 22 shkurt – Sot, janë zbatuar mbi 30.000 vaksinime, ndërsa gjithsej, nga dita e parë tejkaluam 725.000 vaksinime dhe Greqia ndodhet në vendin e katërt sipas numrit ditor të vaksinimeve në javëve të fundit krahasuar me vendet e tjera e Bashkimit Evropian, tha sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë Marios Temistokleus në konferencën e sotme të rregullit për shtyp për procesin e imunizimit në vend.
Temistokleus theksoi se ekziston rritje të trendit në caktimin e terminëve për vaksinim të qytetarëve dhe tashmë janë regjistruar diçka më pak se një milion e gjysmë terminë, prej të cilëve 600.000 janë për dozën e parë, ndërsa të tjerët për dozën e dytë.
Lidhur me vaksinat për Grrqinë, tha se sot kanë marrë 112.000 doza nga Fajzeri, ndërsa javën e kaluar kanë mbërritur 24.000 nga Moderna dhe 90.000 nga AstraZeneka.