Athinë, 20 nëntor – Për përpjekje të dhunës do të përgjigjet para Gjykatës Penale në Athinë, burri 39 vjeçar, anëtar i grupit anarkist “Rubikon”, i cili dje ishte arrestuar, publikoi agjencia gazetareske greke ANA-MPA.
Për arrestimin e burrit, kumtesë publikoi edhe policia greke, por pa dhënë informata shtesë se është anëtar i “Rubikon”. Këtë informatë e publikuan mediat greke.
Sipas policisë greke, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, 39 vjeçari të dielën në mbrëmje është paraqitur në spitalin athinas dhe në mënyrë të dhunshme dhe kërcënuese ka kërkuar nga kompetentët, spitalin ta braktisin policët e obliguar për ruajtjen e shtetasit të huaj të hospitalizuar i cili është njëri nga të arrestuarit në incidentet të shtunën për shkak të sulmit ndaj policisë.