Athinë, 7 gusht – Në Greqi tani më për të katërtën ditë me radhë ka numër treshifrorë të rasteve të reja të Kovid-19, ndërsa në 24 orët e fundit është regjistruar rasti i 151-të i infektuar, nga të cilët vetëm shtatë pas testeve të bëra në pikat hyrëse në vend.
Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 5.270 persona të infektuar, ndërsa gjithsej 210 e kanë humbur jetën.
Sipas mediumeve greke, numri më i madh i rasteve të reja ditën e sotme janë në 23 njësi rajonale në Greqi. Pjesa më e madhe – 46 janë në zonën Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, në kuadër të së cilit është edhe ishulli Poros ku prej sot në mëngjes në fuqi janë masat restriktive për shkak të numrit të madh të personave të infektuar.
Në Selanik ka 38 raste, 15 në Evros, të gjithë lidhur me një dasmë, gjashtë në Larisa dhe nga një deri në tre raste në pjesë të tjera të Greqisë.
Sekretariati për mbrojtje civile, sipas rekomandimit të Komisionit të epidemiologëve, ndërsa me vendim të ministrit kompetent kumtoi masa të reja dhe vazhdim të njërës prej masave aktuale.
Nga e mërkura, për të gjithë ata të cilët në Greqi do të arrijnë nga Malta detyrimisht duhet të kenë test negativ për Kovid-19, të bërë 72 orë para udhëtimit.
Në periudhën në vijim anulohen të gjitha liturgjitë, si dhe panairet.
Ndalesa për qëndrim në të gjitha klubet e natës, baret, kafenetë, klubet me muzikë të gjallë dhe të ngjashme vazhdohet deri në fund të muajit.