Athinë, 3 dhjetor – Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi përsëri është regjistruar një numër i madh i rasteve të vdekjes nga Kovid-19, kanë vdekur 100 persona, ndërsa janë infektuar 1.882.
Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata nacionale e shëndetit publik të Greqisë, 622 pacientë janë kyçur në aparate të Reparteve për kujdes intensiv, nëntë më shumë se dje.
Nga fillimi i epidemisë, në Greqi ka 111.537 të infektuar dhe 2.706 të vdekur nga Kovid-19.