Athinë, 1 prill – Nga fillimi i epidemisë së Kovid-19 në Greqi janë regjistruar gjithsej 1.415 persona të infektuar dhe 50 raste të vdekjes.
Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë, profesor epidemiologu Sotiris ciodras tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 81 raste të reja, një person e ka humbur jetën, ndërsa 90 janë në mjekim, të përfshirë në aparate.
Në Greqi, deri më tani është bërë analizë e 17.350 mostrave.
Paralelisht në numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në Greqi, janë përfshirë edhe 20 persona të infektuar nga anija “Elefterios Venizelos” që është bllokuar në portin e Athinës, Pireas.
Siç njoftoi zëvendësministri i Mbrojtjes civile të Greqisë, Nikos Hardalas, anija është nisur më 7 mars të vitit 2020 nga Turqia për në Spanjë, ndërsa më 23 mars ishte në afërsi të Pireas pasi Turqia refuzoi ta pranojë mbrapa, me çka kishte filluar procedura për riatdhesimin e udhëtrëve.
Në ndërkohë, një anëtar i ekuipazhit, shtetas zviceran, është dërguar në spital me simptoma të Kovid-19, pas çka është bërë test, ndërsa rezultati ishte pozitiv dhe ka filluar kontroll të kontakteve.
Në anije ka gjithsej 383 udhëtarë, ndërsa sipas mediumeve greke bëhet fjalë për punonjës detarë.(koha.mk)