Në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2016/2016 janë realizuar 5.176 këshillime të prindërve, prej të cilëve 2.594 në shkollat e mesme dhe 2.582 në ato fillore. Bëhet fjalë për masë e cila gjashtë vite me radhë e realizojnë shërbimet pedagogjike me qëllim që problemet të cilët i kanë nxënësit të tejkalohen përmes këshillimeve individuale ose grupore të prindërve të tyre. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski sot në konferencën për shtyp tha se arsye për numër më të madh të këshillimeve në gjysmëvjetorin e parë gjegjësisht 3.380, ka qenë suksesi i dobësuar tek nxënësit. Sipas numrit pasojnë këshillimet për shkak të parregullsisë në mësim (1.425) dhe 312 këshillime kanë qenë për shkak të sjelljes joadekuate në shkollë.
Për shkak të gërshetimit të më shumë arsyeve dhe gjendjeve komplekse ka pasur 59 udhëzime të prindërit dhe nxënësit në qendrat për punë sociale ku zbatohen forma më serioze me këto, më së shpeshti, familje disfunksionale. “Bëhet fjalë për numër të këshillimeve, e jo për numër të prindërve dhe nxënësve, që do të thotë se në shumë raste ka përsëritje – një prind i njejtë, gjegjësisht nxënës, disa herë është thirrur në takime dhe bisedime me pedagogun dhe psikologun e shkollës”, tha Ristovski.
Në periudhën e kaluar gjashtëvjetore janë realizuar gjithsej 75.000 këshillime, prej të cilëve pjesa më e madhe, gjegjësisht 41.500, kanë qenë të prindërve të nxënësve në arsimin e mesëm. Arsye më e shpeshtë për këshillimet ka qenë suksesi i dobësuar në mësim, për çka janë realizuar rreth 45.500 këshillime. Sipas Ristovskit, bëhet fjalë për masë sistematike me rëndësi të jashtëzakonshme për efektet e të cilit kontribut të madh ka edhe angazhimi i prindërve. Nga këshillimet tek nxënësit e shkollave të mesme më të dukshme janë rezultatet në rritje të rregullsisë së tyre në mësim, ndërsa tek ata të arsimit fillor më shumë rezultate ka pasur në përmirësimin e notave të tyre. Ristovski theksoi edhe se për realizim të suksesshëm të masës, në dispozicion janë ekipet profesionale kapacitetet e të cilëve MASH do t’i kompletojë me punësimin e 200 psikologëve, pedagogëve dhe defektologëve shtesë. Deri më tani, tha ai, janë punësuar 105 psikologë, 13 pedagogë dhe 84 defektologë.