Shkup, 12 nëntor – Me shikimin e naterialeve dëshmuese nga ekspertiza e telefonit celular, të marrë nga i akuzuari Oliver Ppopovski, sot në Gjykatën penale vazhdoi gjyki9mi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar.
Nga video-xhirimi i bërë me telefonin celular shihet se si turma fillon të hyjë në qendrën e Kuvendit për shtyp, ku ndodhen deputetët dhe një pjesë e sigurimit të tyre. Dëgjohet se si të prnaishmit brohorisin “Vritni, bastardë”, si dhe sharje të përziera. Në xhirim shihet se si i akuzuari Igor Jug në mes të hapësirës dy herë kapet për një mjeti të fortë ngjyrë hiri që ndodhet prapa nl anën e djathtë të pantollonave të tij.
Vërehet se si personat disa herë gjuajnë me mjete të metalta drejt deputetëve dhe njerëzve rreth tyre, si dhe i akuzuari Popovski flet me një anëtar të sigurimit të kryeministrit Zoran Zaev, në atë kohë deputet.
Në xhirim shihet deputeti Ziadin Sela dhe si me ombrellë të kuqe goditet drejt vendit ku qëndron ai. Më pas deputeti përkulet dhe nuk shihet, por shi9het goditja me ombrellë të kuqe drejt vendit ku ndodhet Sela.
“Shihen disa persona në vendin ku qëndronte deputeti Sela. Shihet se si një eprson me ombrellë të kuqe godet drejt njeriut që nuk shihet. I akuzuari Jane Çento e mban ombrellën e kuqe”, theksoi prokurorja Vilma Ruskovska.
Pas një kohe të caktuar vërehet Sela me lëndim në anën e djathtë të ballit.
Për momentin në sallën e gjykatës po shikohen video të shkurtëra nga ekspertiza e dëmeve që është bërë në Kuvend.
Këshilli gjyqësor në lëndën “27 Prilli” javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ndohdet për mjekim në SPQ “8 Shtatori”. Procedura e ndarë për Markovskin do të vazhdojë pas një muaji, ndërsa paraprakisht gjykata do të kërkojë mendim për gjendjen e tij shëndetësore.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.