Në Gjykatën Supreme nuk ka mbërri vendim nga Gjykata Penale për Tomor Morinën

Shkup, 8 gusht Vendimi i Gjykatës Penale me të cilën refuzohet kërkesa për ekstradim të ish pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi ende nuk ka arrit në Gjykatën Supreme.

Nga Supremja thonë se pasi të arrijë te ta, vendimi do të dërgohet për mendim deri te Prokuroria Publike. Sipas procedurës ligjore, pasi të përgatitet mendim, Prokuroria e kthen lëndën në Gjykatën Supreme ku për të do të vendos Këshill prej pesë gjykatësve në afat të caktuar nga Gjykata Penale.

Siç thonë nga Gjykata Supreme, ajo nuk do të duhet të jetë më gjatë se një apo dy ditë.

Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Penale- Shkup dje ka sjell vendim se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradim të ish pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi.

“Këshilli penal pranë Gjykatës Penale- Shkup duke vepruar në bazë të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së RMV-së pas shqyrtimit të dokumenteve si dhe duke vlerësuar mbi praktikën e vendosur gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, ka sjell vendim se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradim të personit T.M në Republikën e Serbisë si kërkues të ekstradimit”, ka njoftuar Gjykata Penale- Shkup.

Vendimi bashkë me lëndën konform nenit 65, paragrafi 5 i Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale duhet të dorëzohet deri te Gjykata Supreme për vendim të mëtejshëm.

“Njëherësh masa e paraburgimit kundër personit e përcaktuar sipas propozimit të Prokurorisë më 25.07.2019 vazhdon të ekzistojë deri te hyrja në fuqi e vendimit nga Këshilli penal, ose deri në vendimin sipas lëndës nga ana e Gjykatës Supreme të RMV-së”, kanë thënë nga Gjykata Themelore Penale- Shkup.