Shkup, 16 janar – Në Gjykatën Penale për sot është paralajmëruar seancë e re gjyqësore për lëndën “TNT” që ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canovski.
Lënda gjendet në procedurën e dëshmive dhe atë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev.
Në mesin e të akuzuarve në këtë rast janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fiat Canovskit.
Biznesmeni Fiat Canovski paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim prej 55 milionë eurove, aq sa e vlerëson humbjen e tij nga rrënimi i kompleksit banesor-afarist.