Shkup, 25 dhjetor – Në Gjykatën Penale të Shkupit sot deri në orën 15.00 kanë mbërritur 62 kërkesa konform Ligjit për amnisti, prej të 27 në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe 35 në Departamentin Penal për të Rritur.
“Konform Ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e njoftojmë opinionin se sot deri në orën 15.00, në Gjykatë kanë mbërritur gjithsej 62 kërkesa konform Ligjit për amnisti prej të cilave 27 në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe 35 në Departamentin Penal për të Rritur”, theksohet në kumtesën e Gjykatës.
Prej atje përmendin se afati për parashtrim vlen edhe sot dhe se do të merren parasysh edhe kërkesat të cilat afati i përcaktuar ligjor plotësisht do të dorëzohen deri te Gjykata përmes postës.