Në Gjykatën Penale gjykim për rastin “Monstra”

Shkup, 22 gusht – Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra” të PSP-së, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e  Smilkovcës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Në seancën e kaluar është marrë në pyetje një dëshmitar, ndërsa kryetari i këshillit gjyqësor Ognen Stavrev paralajmëroi ekspertizë të re të 31 telefonave, që do të përpunohet dhe prezantohet si dëshmi e re në gjykim. Ai sqaroi se telefonat do të sekuestrohen gjatë bastisjes të bërë gjatë hetimit penal.

“Telefonat i kam gjetur në një depo në polici. Policia më tha se tani do të bëhet ekspertizë me teknologji të re që atëherë nuk ka ekzistuar”, tha Stavrev në seancën e fundit.

Prokuroria Fatime Fetai nga PSP-ja e informoi gjykatën se pas përfundimit të kësaj pjese të procedurës do të propozojë si dëshmi të reja audio incizime dhe transkripte nga të gjitha bisedimet e ndërlidhura me rastin, ndërsa janë dorëzuar në PSP në dhjetor të vitit 2015 nga partia politike LSDM.

Gjykata theksoi se i është dashur kohë që të njoftohet me përmbajtjen, pas së cilës do të caktohet nxjerrja e tyre.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, duke ju shqiptuar masa e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm. (koha.mk)