Shkup, 29 janar – Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet gjykim për lëndën “Ryshfeti” në të cilën akuzohet kryeministri, Zoran Zaev.
Gjykimi paraprak u anulua, pasi që lënda nuk kishte arritur në Gjykatën e Apelit, e cila duhej të sillte vendim lidhur me ankesën e mbrojtjes së Zaevit, i cili kërkoi që video filmimet e masave të veçanta hetuese (MVH) të mos shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore për rastin “Ryshfeti”, pasi që disa pjesë të saj u publikuan publikisht në video servisin “Jutjub”.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaev tha se pret prej Gjykatës së Apelit që ankesa të pranohet dhe shtoi se, sido që të vendos Gjykata do ta respektojë vendimin.
“Ankesa është esenciale në vetë procedurën dhe ka të bëjë me atë nëse masat veçanta hetuese të publikuara publikisht në vazhdim të seancës do të jenë apo nuk do të jenë dëshmi. Unë dëshiroj që ky filmim të jetë në dispozicion publikisht që të mund ta shohin të gjithë, pa pjesët ku është shkëputur për arsye se jo vetëm se jam i bindur në fitimin e drejtësisë po edhe në vërtetimin e pafajësisë time pasi që kryej funksion të lartë politik”, tha Zaev.
Zaev në rastin “Ryshfeti” akuzohet se si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej rreth 160.000 euro prej biznesmenit të Strumicës, Ivan Nikollov Saçevaliev për legalizimin e tokës ndërtimore.