Shkup, 15 nëntor- Për gjashtë orë (prej shtatë deri 13) më së shumti shi ka ra në Gjevgjeli, 49 litra në një metër katror, pas çka vijon Demir Kapija me 38 litra, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Në Strumicë dhe Mavrovë kanë ra 18 litra në një metër katror, 17 në Llazarpopole, 15 në Pozharan, 13 në Dojran, 10 në Pretor…
Sipas DPHM, moti në tërë shtetin në këtë moment është me vranësira dhe të reshura të shiut, më shumë në pjesët perëndimore, qendrore dhe juglindore.
Deri nga fundi i ditës do të jetë mot me vranësira dhe të reshura të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës, ndërsa më të mëdha do të jenë në pjesët qendrore, e posaçërisht juglindore.
Në fushëgropën e Shkupit do të ketë të reshura me intnsitet të ndryshëm, e kohëpaskohe do të jenë më intensive.