Shkup, 24 tetor 2018 – Në Gjevgjeli sot do të lëshohet në përdorim deponia e re sanitare e locuar në fshatin Konjsko e Re. Ndërtimi i deponisë është në vlerë prej 980.000 dollarë amerikanë dhe është financuar nga Japonia, ndërsa projektin e implementon Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
Kjo është deponia e parë në Maqedoni e cila tërësisht i plotëson standardet e Bashkimit Evropian. Me lëshimin e saj në përdorim do të mbyllen të gjitha deponitë ilegale të locuara në brigjet e Vardarit. Në të ardhmen do të jetë pjesë e sistemit më të madh rajonal të deponimit të mbeturinave.
Në dorëzimin solemn të deponisë së re sanitare të Komunës Gjevgjeli do të marrin pjesë ambasadorja japoneze Keiko Haneda, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton dhe kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov.