Deri në orën 13 në prononcimin për referendumin në komunën e Gjevgjelisë kanë dalë 3.756 votues ose 19,5 për qind nga të regjistruarit në Listën zgjedhore. Prononcimi për pyetjen e referendumit po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe pa parregullsi, njoftuan nga KKZ Gjevgjeli.
Në komunën e Vallandovës deri në orën 13 të drejtën e tyre të votimit e kanë realizuar 1.415 qytetarë ose 14,2 për qind nga gjithsej 9.967 votuesit e regjistruar.
Në 12 vendvotime në komunën Bogdanci deri në orën 13 në referendum kanë dalë të votojnë 1.216 qytetarë ose 17,96 për qind, ndërsa në komunën e Dojranit në tetë vendvotime kanë dalë 504 qytetarë ose 18,5 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.