Shkup, 23 shkurt – Në gjendje kritike janë gruaja dyzetvjeçare dhe fëmija dhjetëvjeçar të cilët kanë marrë lëndime gjatë shpërthimit të sotëm që ndodhi në Rramanli. Pacientët për momentin janë për shërim në ISHP Klinikat Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, ku është pranuar edhe një grua shtatzënë e moshës prej rreth 20 vjet.
Këtë për MIA-n e deklaroi drejtori i ISHP Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup dhe kirurg kujdestar Ljuben Arsenlov.
“Diku rreth mesditës me automjet të ndihmën së shpejtë mjekësore janë sjellë tre pacientë. Prej të cilëve një grua e moshës 40-vjeçare, te e cila që gjatë kontrollit fillestar është konstatuar se bëhet fjalë për lëndime serioze, me përqindje të madhe të djegies, rreth 40-50, dhe menjëherë është vendosur në aparate për ventilim mekanik në kujdes intensiv”, deklaroi Arrsenkov.
Ai deklaroi se pacientja e dytë, e moshës prej rreth 20 vjet është shtatzënë në muajin e shtatë. Sipas vlerësimeve fillestare ka qenë se bëhet fjalë për djegie prej rreth 20-30 për qind është pranuar në repartin për kurim intensiv.
Arsenkov informoi se është thirrur gjinekologu, i cili e ka kontrolluar pacienten dhe në momentin e kontrollit fryti ka qenë mirë.
“Me pacienten vijojnë mjekimet e plagëve. Gruaja ka djegie diku rreth 20-30 për qind dhe për momentin është në sallën e operacionit, ndërsa pastaj ajo do të kthehet në kujdes intensiv”, tha Arsenkov.
Pacienti i tretë është fëmijë i moshës 10-vjeçare. “Fillimisht është pranuar për shkak të mospasjes vend në shok dhomën intensive. Gjatë kontrollit fillestar fëmija ishte orientuar me vetëdije, vlerësim i ishte se bëhet fjalë për përqindje më të vogël të djegies. Megjithatë pasi është vendosur në sallë për kontroll adekuat të pjesëve të lënduara në trup, u konstatua se edhe te fëmija bëhet fjalë për djegie të shkallës së dytë prej 60-70 për qind”, tha Arsenkovi.
Shtoi se fëmijët janë me me specifikim të veçantë dhe me sipërfaqe të madhe të djegies te ata. në krahasim me parashikimin për parashikimin për mbijetesë është më serioze dhe duhet me kujdes më të madh të trajtohet.
Tre fëmijë humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në shpërthimin e bombolë gazi në një shtëpi familjare në fshatin Rramanli të Kumanovës. Nga gjithsej shtatë pacientë të cilët kanë marrë djegie, katër janë në gjendje të rëndë me djegie të shkallës së lartë.(koha.mk)