Sipas hulumtimit të kryer nga Universiteti Surrey, rezulton se një në 10 persona ka në gishtat e tij mbetje të kokainës apo edhe të ndonjë droge tjetër, edhe duke mos qenë përdorues i saj.
Duket vërtetë si diçka e pamundur por kjo u vërtetua pasi në studim morën pjesë të paktën 50 persona që nuk ishin përdorues të drogave.
Në disa prej tyre u gjetën pikërisht mbetje të kokainës, kur iu morën shenjat e gishtave.
Por si ndodh kjo?
Sipas stidiusve, drogat janë aq të forta sa të lënë gjurmë në objekte dhe në hapësirë. Sipas studiueses Melanie Bailey nga Universiteti Surrey, kokaina është kontaminues shumë i shpeshtë i ambientit.
“Është e ditur se është prezente në shumë kartëmonedha. Megjithatë sërish u befasuam që është gjetur në kaq shumë ekzemplarë të shenjave të gishtërinjve” është shprehur Bailey.
Sipas studiuesve, plot 13 % e personave kanë gjurmë të kokainës në gishta./a.m./noa.al/