“Mbaj mend shumë mirë që para se të fillonim të luanim, një burrë rreth 50 vjeç erdhi tek ne, duke iu drejtuar të gjithëve me prepotencë dhe na tha: ‘duhet të luash Kumbarin (filmi i famshëm italian me historitë e familjeve mafioze)’”.
Kështu ka dëshmuar para prokurorëve të anti-Mafias, një anëtar i bandës muzikore që luajti në funeralin e kapo-klanit mafioz italian, Vittorio Casamonica, në gusht 2015 në Romë.
Pas këtij rasti, polemikat ishin të shumta nga shoqëria civile dhe mediat. Deklaratat janë të pranishme edhe në urdhrin e vendimit të dënimit me paraburgim.
“Ne nuk e pranuam këtë kërkesë, – vazhdoi muzikanti, – duke i thënë të luanin më mirë një marsh funebër, por ai u përgjigj: ‘Këtu bëhet ashtu siç themi ne, duhet të luash Kumbarin!’ Qëndrimi i tij dhe prania shumë njerëzve të tjerë në familjen së tij, na detyruan për të bërë atë që kërkohej”, – shtoi muzikanti.