Shkup, 8 shkurt – Këtë fundjavë do të kemi mot të ngrohtë me temperaturë deri në 17 gradë, pas çfarë nga e marta vijon rënie e temperaturave kur në orët e hershme të mëngjesit do të jenë nën zero, ndërsa temperatura maksimale e ditës do të arrijë deri në pesë gradë.
Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje. Nëpër fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtat[ deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 13 gradë. Më ngrohtë do të jetë të hënën kur do të fryjë erë e përforcuar jugore që do të shkaktojë rritje të dukshme të temperaturës që do të arrijë deri në 17 gradë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në pesë gradë. Pasdite pritet nga perëndimi të fillojnë reshje kryesisht të shiut që gjatë natës në pjesët perëndimore do të kalojnë në borë dhe do të kenë karakter më të rrëmbyeshëm.
Nga e marta pritet mot i ftohtë me reshje lokale të borës deri në intensitet mesatar dhe do të formohet mbulesë e re e borës dhe në vendet më të ulëta.
Të martën temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në tetë gradë. Të mërkurën temperatura e mëngjesit prej minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus dy gjashtë gradë, të enjten do të jetë më ftohtë kur temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 12 gradë ndërsa më e larta do të jetë gjithashtu prej minus tre gradë. Temperatura e ditës të enjten do të lëvizë prej minus një deri në shtatë gradë Celsius. (koha.mk)