Paris, 20 janar – Me thirrje të sindikatave në Francë sot do të organizohen protesta dhe greva në shkolla, të cilët konsiderojnë se ndihma e premtuar e Qeverisë në luftën kundër koronavirusit nëpër shkolla është e pamjaftueshme, njoftojnë mediat vendase.
Sipas radios Frans Info, prefektura e Parisit nuk i miratoi tubimet në kryeqytet, duke shpjeguar se sindikatat nuk i raportuan në kohë.
Sindikata e CGT-së e vlerësoi vendimin e prefekturës si të papranueshëm, ndërsa një tjetër sindikatë bëri thirrje për protestë para Ministrisë së Arsimit.
Mediat franceze kanë raportuar më herët se shkollat po përballen me problemin e një numri të madh nxënësish të infektuar me koronavirus, si dhe edukatorëve të infektuar të cilëve nuk u është siguruar zëvendësimi. Si rezultat, shumë nxënës nuk ndjekin mësimet.
Sipas sindikatave, javën e kaluar 75 për qind e mësuesve në kopshte dhe shkolla fillore kanë hyrë në grevë, ndërsa autoritetet thonë se në shkollat fillore kanë hyrë në grevë 38,5 për qind e mësuesve.
Grevat vijnë më pak se tre muaj para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, të planifikuara për më 10 prill. Një pjesë e opozitës kërkoi largimin e ministrit të Arsimit Zhan Mishell Blanker dhe e kritikoi punën e presidentit Emanuel Makron, i cili pavarësisht këtyre kritikave është favorit në sondazhe, megjithëse nuk kandiduar zyrtarisht akoma.