Paris, 28 tetor – Konflikti nga Nagorno Karabah mes Azerbajxanit dhe Armenisë po përhapet në një mënyrë edhe në territorin francez. Komuniteti i madh armen në Francë disa herë ka organizuar bllokada të autostradave, por e fundit e bërë në mëngjes në autosradën A7 në dy drejtimet në Vien (Izer) ka shkaktuar përleshje mes aktivistëve proarmenë dhe proturkë, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Sipas mediave lokale, të paktën një person u lëndua pas bllokadës së dy akseve rrugore në pikëpagesën në Vien. I lënduari, një burrë 23-vjeçar, u evakuua në spitalin në Vien, sipas radios Frans Ble Izer, e cila raportin për praninë e disa ambulancave. Gazeta ditore rajonale Dofine libere raporton për katër të lënduar.
Megjithatë, gjendja në komunikacion u kthye në normalitet, pas largimit të demonstruesve.
Një demonstrues, i prezantuar si Artur, paraprakisht sqaroi se ky tubim u motivua nga druarja se në Armeni po ndodh një “gjenocid i dytë”. Ai tha se në vendin e ngjarjes ka mes 300 dhe 400 demonstrues.
“Ne dëshirojmë të ndërpriten sulmet. Ne dëshirojmë paqe. Ne jemi tre milionë në Armeni dhe ne luftojmë kundër tre vendeve, Turqisë, Azerbajxhanit dhe Sirisë – të mos i përmendi izraelitët, të cilët u sigurojnë fluturake pa pilotë, të cilat përdoren për bombardimin e pozitave armene”, tha ky demonstrues, derisa të tjerët brohorisnin pas tij “Njohje!”.
Komuniteti armen kërkon njohjen e enklavës separatiste Nagorno Karabah (ose Araçah), të banuar me armenë, por zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit.